Barcelona dhe Napoli pas anësorit argjentinas

Nicolas Tagliafico, mbrojtësi i majtë i Ajax-it, është një nga emrat që i është bashkuar ditëve të fundit te Napoli. Klubi napolitan dëshiron të përforcojë krahun e majtë dhe synon huazimin e anësorit të Ajaxit.

Megjithatë, sipas asaj që raportohet nga gazeta katalanase ‘Mundo Deportivo’, edhe Barcelona është në gjurmët e Tagliafico. Ideja e klubit Blaugrana është të kompletojë një repart që tashmë sheh praninë e Jordi Alba.

Zërat e fundit bëjnë me dije se Ajax kërkon 7-8 milionë euro për lojtarin që kujtojmë se kontrata i skadon në vitin 2023. Për të, përveç Napolit, ka edhe interesimin për e Olympique Marseille./ h.ll/albeu.com

 

Shtuar 18.01.2022 18:20