Barcelona dhe Milan sfidohen për shërbimet e yllit të Chelsea

Prej disa kohësh, Barcelona është në gjurmët e Jorginhos, ‘drejtorit’ të Chelsea dhe kombëtares italiane, të cilit i skadon kontrata me blutë në qershor të vitit të ardhshëm.

Lojtari u kërkua konkretisht nga Xavi dhe tani gazeta “Sport” shkruan se negociatat me agjentët e futbollistit tashmë janë duke u zhvilluar në rrugën e duhur. Barça nuk do ta kishte problem që Jorginho të mbërrinte në janar, por italo-braziliani ka bërë të ditur se dëshiron të përfundojë sezonin me Chelsea.

Por sot, “Sport” shkruan gjithmonë se gjëja e parë që duhet të bëjë Barcelona është të fitojë këtë sfidë të veçantë me Milanin, i cili po vë bast gjithçka për këtë lojtar./ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.11.2022 15:39