Balotelli mund të rikthehet në Premier League, ky është destinacioni i mundshëm

Mario Balotelli është kthyer në një alternativë për sulmin e Neëcastle United. Sheikët janë duke bërë të pamundur për të forcuar skuadrën dhe siguruar mbijetesën dhe ish-sulmuesi i Man.City-t dhe Liverpoolit po shikohet me kujdes.

Aktualisht italiani është pjesë e skuadrës turke së, Adana Demirspor dhe është pikërisht presidenti i kësaj skuadre që ka konfirmuar interesim e “Magpies” për sulmuesin, por ende nuk ka një ofertë zyrtare.

Deri më tani këtë sezon, ai ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar katër asistime nga 20 paraqitje, me skuadrën e Adana që aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë. r.t/albeu.com


Shtuar 19.01.2022 11:49