Ballkani mbyll aventurën e Conference League në vendin e fundit në grup, Manchesteri e mbyll me fitore

Ballkani ka humbur në fushën kundërshtare të CFR Cluj me rezultatin minimal 1-0.

Autori i golit ishte Boateng në minutën e 17-të. Deac humbi dy herë penalltinë në minutën e 35-të, pasi herën e parë gjyqtari e përsëriti goditjen nga pika e bardhë e penalltisë, por portieri i dardanëve, Frashëri e priti dy herë.

Kështu, Ballkani e mbyll rrugëtimin dhe aventurën në kupat evropiane në vendin e fundit në grup në kuotën e 4 pikëve.

Në Europa League, Manchester United e ka mbyllur ndeshjen e fundit të grupeve me fitore.

Goli erdhi në minutën e 17-të, pasi CR7 asistoi bukur për talentin Garnacho dhe djaloshi kreu një sprint magjepës duke dërguar më pas topin në rrjetë.

“Djajtë e Kuq” e mbyllin aventurën në grupe në vendin e dytë me 15 pikë, të kualifikuar për në fazën e ndeshjeve direkte./ h.ll/albeu.com

Europe League rezultatet:

Conference League rezultatet: