Operacion policor në Shkup, Tetovë e Gjevgjeli: 6 të arrestuar dhe në kërkim punonjës të Doganës

Një operacion i koordinuar po zhvillohet në Shkup, përfshirë Çairin, si dhe në Tetovë e Gjevgjeli, me synim goditjen e një grupi kriminal të dyshuar për kontrabandë, shitje të paligjshme të barnave, medikamenteve e suplementeve, por edhe për vepra penale të lidhura me korrupsionin.

Të lidhura

None found

Burimet e para jozyrtare bëjnë të ditur se deri tani janë prangosur 6 persona. Ndërkohë, autoritetet po kërkojnë edhe disa të dyshuar të tjerë, mes tyre punonjës të Drejtorisë së Doganave. Veprimet policore po kryhen në mbi 10 lokacione në qytetet e përfshira në aksion.

Gjatë kontrolleve në një subjekt juridik në Shkup dhe Tetovë, është gjetur një depo ku mbaheshin barna të ndryshme mjekësore, ndërsa gjithashtu është sekuestruar një makinë për ekstraktimin e vajit.

Aksioni drejtohet nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar pranë Byrosë për Siguri Publike (MBO – MPB). Hetimet zhvillohen nën dyshimet për kontrabandë, shkelje të të drejtave nga pronësia industriale, dhënie dhe marrje ryshfeti, si dhe larje parash./express.mk/


Shtuar 21.09.2026 12:52

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetsuperbetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbet