‘Avullojnë’ biletat e ndeshjes Hungari – Kosovë, mbi 65 mijë tifozë të pranishëm në “Puskas Arena”

Pas fitores në ndeshjen e parë miqësore të këtij muaji përballë Armenisë me rezultatin 0-1, Kosova do të luajë fatet e saj në një tjetër ndeshje luksi, atë kundër Hungarisë.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest, do të luhet më 26 mars duke startuar nga ora 19:00.

Një sfidë në të cilën, Kosova kërkon një tjetër rezultat pozitiv për të vërtetuar formën e mirë të lojtarëve të saj.

Në krahun tjetër, interesimi për këtë sfidë ka qenë i jashtëzakonshëm. Sipas mediave hungareze, pothuajse janë shitur të gjitha biletat.

Pra, në “Puskas Arena”, pritet të jenë mbi 65 mijë të pranishëm.


Shtuar 24.03.2024 14:39