Atalanta mes pretendeve për titull, “rrëzon” Napolin nga kreu (VIDEO)

Napoli lëshon kreun dhe tani Atalanta futet vetë në garë për titullin kampion, pasi ka katër pikë më pak se Milani i vendit të parë. Skuadra e Gasperini triumfoi me rezultatin 3-2 në “Diego Armando Maradona”.

Malinovksy ishte ai që shënoi i pari dhe Napoli u kundërpërgjigj me Zielinski e Mertens, duke e përmbysur rezultatin.

Gjithsesi Atalanta nuk hoqi dorë dhe fillimisht barazoi me Demiral. Freuler ishte heroi, që i dha tre pikët skuadrës së tij dhe Napoli tashmë bie në vendin e tretë, pasi është parakaluar edhe nga Inter


Shtuar 4.12.2021 22:45