Arsenali ka fituar derbin e Londrës përballë Tottenham. “Topçinjtë” triumfuan me rezultat komod 3 – 1.
Emil Smith Rowe pas një asistimi të Bukayo Saka zhbllokoi rezultatin (12′).
Qendërsulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang u siguruar për të dyfishuar epërsinë duke shënuar brenda zonës nga një asistim i Smith Rowe (27′).
Kurse, golin e tretë që ishte i fundit për këtë pjesë e shënoi Saka, duke dribluar dhe pastaj e konkretizuar në gol (34′).
E tëra që bëri Tottenham ishte goli i nderit i realizuar nga Heung-Min Son pas një asistimi të Reguilon (79′).
Me këtë fitore, Arsenal ngritët në pozitën e 10-të me nëntë pikë, derisa Tottenham renditët një pozitë më poshtë me aq pikë të tubuara./