Arrihet marrëveshja, Barça dhe Azpilicueta bashkohen në verë

Barcelona ka arritur më në fund marrëveshjen me kapitenin e Chelsea, Cesar Azpilicueta. Spanjolli do të largohet si lojtarë i lirë në fund të sezonit nga blutë e Londrës dhe Barça do të jetë skuadra e tij e re për sezonin e ardhshëm.

Katalanasja “Sport” raporton se drejtuesit e blaugranave kanë arritur një para akord me agjentin e mbrojtësit të djathtë, i cili luan me “Blutë e Londrës” prej vitit 2012.

Trajneri Xavi Hernandez ka kërkuar pak eksperiencë në ekip dhe ishte dëshira e tij për afrimin e Azpilicuetës. 32-vjeçari nga Pamplona i cili ka luajtur 36 ndeshje dhe ka shënjuar 1 gol me Spanjën,  mund të mbulojë çdo pozicion në repartin e mbrojtjes.

Lojtari ka kaluar 12 vitet e fundit mes Marseille dhe Chelsea, dhe në verë do të rikthehet në La Liga, aty ku është aktivizuar me Osasunën në vitet 2007-2010./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.02.2022 14:00