Armando Broja në super formë, klubi anglez kërkon transferimin e tij

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja po kalon një formë të mrekullueshme këtë sezon. Djaloshi bëri dhe një ndeshje shumë të mirë ndaj Manchester City ku realizoi një gol i cili u quajt offside dhe një goditje në shtyllë.

Në 21 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Anglisë, Broja ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në një tjetër.

Southampton po negocion me Chelsean për transferimin e përhershëm të Brojës, por një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi edhe West Ham United po kërkon sulmuesin shtatlartë.

Sipas asaj që ka raportuar ‘Football Insider’, West Ham është gati që këtë javë të dalë me një ofertë në drejtim të Chelsea-t për transferimin e shqiptarit.

Nga ana tjetër te Chelsea ende nuk janë të sigurt nëse duhet ta mbajnë Brojën për të ardhmen apo ta shesin menjëherë atë, pasi besohet se për momentin djaloshi mund të shitet deri në 20 milion euro./ h.ll/ albeu.com

Shtuar 24.01.2022 14:56