Mori hakun e babait, ky është 17-vjeçari që ekzekutoi të moshuarin në Lezhë (FOTO LAJM)

Ky është Florian Përvathi, i riu që ekzekutoi ditën e sotme me armë zjarri 65 vjeçarin në fshatin Manati të Lezhës.

Ai shkoi me armë zjarri në banesën e viktimës dhe e ka qëlluar pa menduar dy herë.

Pas krimit i riu u vetëdorëzua në polici duke pranuar kryerjen e krimit dhe duke dëshmuar se gjithçka kishte ndodhur për hakmarrje.

Ndërkohë sipas burimeve, mësohet se i vëllai i viktimës kishte vrarë 11 vite më parë të atin e autorit./albeu.com/

Shtuar 24.01.2022 14:56