Këngëtarja spanjolle Ana Mena ka reaguar ndaj spekulimeve që e lidhin në mënyrë sentimentale me sulmuesin e Barcelonës, Ferran Torres, duke mohuar kategorikisht se mes tyre ka një romancë.
Të lidhura
None found
Zërat për një aferë të mundshme u intensifikuan gjatë ditëve të fundit, pasi të dy ishin parë në të njëjtin event. Fansat analizuan gjithashtu disa detaje që i konsideruan si sinjale, mes tyre edhe fanellën me numrin 7 që Ana mbante veshur gjatë festimeve të kombëtares spanjolle.
Pas diskutimeve të shumta në rrjetet sociale, gazetarët e pyetën këngëtaren për këtë çështje teksa ajo mbërriti në aeroportin Adolfo Suarez-Barajas në Madrid.
Ana e bëri menjëherë të qartë qëndrimin e saj, duke përjashtuar çdo lidhje dashurie me futbollistin dhe duke shfaqur habi për përmasat që kishin marrë këto pretendime.
“Budallallëqe, për Zotin”, ishte përgjigjja e saj kur u përball me pyetjen rreth thashethemeve.
Edhe fanella me numrin 7, të cilën ndjekësit e lidhën menjëherë me Ferran Torresin, nuk kishte ndonjë domethënie të veçantë sipas këngëtares. Me humor, ajo shpjegoi se kishte veshur thjesht fanellën që i kishin dhënë.
“Ajo që më vunë, çfarë të di unë”, tha ajo.
Mena konfirmoi se kishte marrë pjesë në të njëjtin event me lojtarin spanjoll, por nënvizoi se në atë aktivitet ndodheshin shumë njerëz dhe se ajo kishte biseduar me persona të shumtë.
Sipas këngëtares, takimi me Ferran nuk përmbante asgjë të pazakontë dhe nuk kishte ndodhur ndonjë episod që mund të përligjte gjithë vëmendjen e krijuar.
Gazetarët vazhduan me pyetjet, duke kërkuar të dinin edhe opinionin e saj për futbollistin e kombëtares spanjolle, por Ana u distancua përsëri nga ideja se mes tyre ekziston ndonjë afërsi.
“Nuk e njoh pothuajse fare”, deklaroi ajo më tej.
