Triumfi 2 – 1 ndaj Bregut të Fildishtë ka sjellë edhe pasoja për Gjermaninë, pasi Nico Schlotterbeck, figura kryesore e repartit difensiv, u detyrua të largohej nga loja për shkak të një dëmtimi.
Dyshimet e para flasin për një problem në ligamentin medial të kyçit të këmbës së majtë te qendërmbrojtësi.
Të lidhura
None found
Kohëzgjatja e rikuperimit varet nga shkalla e dëmtimit. Në variantin më pozitiv, ai mund të mungojë nga 1 deri në 3 javë, ndërsa në rastin më të rëndë mund të mbetet jashtë fushave të blerta deri në 12 javë.
Ndonëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar, mediat e mëdha evropiane po raportojnë gjerësisht se Schlotterbeck e ka përfunduar rrugëtimin me Gjermaninë në Kupën e Botës 2026.
