Skënderbeu siguroi fitoren e parë të sezonit në Abissnet Superiore, pasi përmbysi Elbasanin dhe triumfoi 2 – 1. Pas ndeshjes, trajneri i korçarëve, Julian Ahmataj, u shpreh optimist për reagimin e skuadrës.
Të lidhura
None found
“Tani jemi më të qetë. E dinim se përballë do të kishim një ndeshje të vështirë dhe u munduam të ishim të kujdesshëm, por sërish pësuam një gol. Nuk është hera e parë që pësojmë dhe më pas reagojmë fuqishëm. Kjo dëshmon se brenda grupit ekziston një forcë e madhe.
Presioni për rezultatet dihej se do të shfaqej shumë shpejt. Lojtarët e mi i realizojnë mirë tranzicionet, ndërsa statistikat tregojnë qartë golat që kemi pësuar. Ky presion ka ndikuar edhe në rezultatet tona.
Ekipi i ka cilësitë e nevojshme për të mos pësuar gol. Sa i përket Kacenit, aktivizimi i tij ishte një zgjedhje e detyruar. Ai është një futbollist me shumë cilësi, ndërsa alternativat që kishim nuk ishin në gjendjen më të mirë fizike”, deklaroi Ahmataj.


