Gecaj: Vizita e zyrtarëve të sigurisë në veri, sinjal për Serbinë në mbështetje të Kosovës

Ish-ushtaraku Hysen Gecaj ka folur për rëndësinë e vizitës në zonën veriore kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, ku morën pjesë admirali amerikan George Wikoff, komandanti i ri i KFOR-it, gjeneralmajori Roberto Vergori, si dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Të lidhura

None found

Gecaj e cilësoi vizitën me rëndësi për çështjet e sigurisë në Kosovë dhe theksoi domosdoshmërinë e bashkërendimit më të mirë mes institucioneve vendore dhe strukturave ndërkombëtare të sigurisë.

“Kjo vizitë është shumë e rëndësishme për sa i përket agjendave të sigurisë në Kosovë. Vitet e fundit, ne e dimë se kemi pasur problem në kuptimin politik të një koordinimi mes institucioneve tona të sigurisë me institucionet ndërkombëtare të sigurisë”, u shpreh Gecaj.

Sipas tij, vizita vë në pah nevojën që Kosova të përmirësojë koordinimin për mbrojtjen e kufijve, veçanërisht atij me Serbinë, e cila, siç tha ai, “përherë ka shfaq agresivitet dhe ende nuk ka heq dorë nga kjo”.


Shtuar më 17.10.2026 18:24

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haber