Agjenti i Ronaldo “zbarkon” në Itali, diskutohet e ardhmja e portugezit

Sipas gazetarit Carlo Laudisa, Mendas ka arritur në Torino ku do të diskutohet e ardhmja e klientit të tij.

Ronaldo thuhet se mund të largohet nga Juventusi pasi ka interesim të fuqishëm nga Man City dhe nga Paris Saint-Germain.

Pikërisht kjo thuhet të jetë arsyeja që agjenti i futbollistit gjendet në Itali për të diskutuar rreth kësaj çështje me portugezin dhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”.

‘Bianconerët” raportohet se janë të gatshëm ta shesin yllin e tyre, shkaku i pagës së tij të lartë dhe ‘Citizens’ duken skuadra më e interesuar për të.

Gjithsesi pritet të ketë zhvillime të mëtejshme gjatë ditëve në vijim kur edhe pritet të mësohet e ardhmja e 36-vjeçarit.


Shtuar 25.08.2021 22:18