Agjenti i Hakimit: PSG? Nuk po flasim me askënd

Achraf Hakimi është bërë temë e diskutimeve në mediat italiane kohëve të fundit.

 

Shkak është interesimi i Paris Saint Germain, të cilët sipas mediave italiane janë në negociata me Interin dhe kanë arritur marrëveshje personale me Hakimin.

Shifra e transferimit të algjerianit në “Parc des Princes” thuhej të ishte rreth 60 milionë euro.

Mirëpo pas disa ditësh të ngarkuara me histori transferimesh, ishte agjenti i lojtarit, Alejandro Camano i cili i dha fund spekulimeve.

Camano duke folur në një intervistë për “Calciomercato.it” ka folur për interesimin e PSG-së.

“Tani për tani nuk ka asgjë, jemi të qetë”, tha ai.

“Hakimi në këtë moment është me Kombëtaren e Marokut dhe unë mund të them me siguri që nuk po flasim me asnjë skuadër”, tha Camano.

“Klienti im ka edhe katër vite kontratë me Interin, flitet për një kontratë të gjatë”, përfundoi Alejandro Camano.


Shtuar 30.05.2021 15:32

Tags: , ,