21-vjeçari shqiptar firmos me gjigantët e Portugalisë deri në vitin 2026

Adrian Bajrami do të jetë lojtar i Benfikës edhe për dy sezonet e ardhshme. Klubi portugez beson te 21-vjeçari shqiptar, me të cilin ka zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2026.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes faqes zyrtare në “Twitter”. Tanimë Bajrami është pjesë e ekipit B, të cilin e udhëheq me shiritin e kapitenit në ligën e dytë të Portugalisë.

Lojtari i Kombëtares shqiptare ka bindur drejtuesit me aftësitë e shfaqura në fushë dhe me shumë mundësi do të vijë edhe debutimi me ekipin e parë në elitën e kampionatit portugez.


Shtuar 27.02.2024 22:04