“Zbërthehet” Fifi: Po ju tregoj kush janë banorët më fallco dhe më real në “Big Brother”

Këngëtarja e njohur, Fifi ka deklaruar se brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” kishte shumë falsitet dhe kjo ishte arsyeja pse ajo dilte shpesh nga vetja.

E ftuar në “Big Brother VIP Fan Club”, ajo u shpreh: “Ishte arsyeja kryesore pse unë bëhesha keq, thelbësorja pse unë acarohesha. Mua më shqetëson shumë negativiteti dhe falsiteti, unë dija shumë gjëra”.

Këngëtarja nuk përmendi emra të banorëve që sipas saj janë fallco, por u ndal te ato realët.

“Nuk dua të përmend kush janë fallco, se nuk dua që ti jap vëmendje, por mund të them kush janë të vërtetë. Për mendimin tim, Monika për mua ka luajtur kaq bukur që nga fillimi deri tani. Nuk mendoj që ka qenë fallco, përveç se ka aktru në disa vende, por që më ka pëlqyer loja e saj. Donaldi gjithashtu ka qenë origjinal në çdo drejtim, ndërsa Triksa është shumë reale, por më vjen keq se është e ndrydhur”, u shpreh Fifi./albeu.com/

Shtuar 16.01.2022 15:54

Tags: , ,