U skualifikua nga Eurovizioni, reagon Besa Kokëdhima: Më vjen keq që nuk kaluam në finale por kjo është gara dhe rregullat nuk i përcaktojmë ne

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion, Besa Kokëdhima ka reaguar për herë të parë pas s,kualifikimit nga kompeticioni. Besa zgjodhi të reagojë me një InstaStory në llogarinë e saj personale në Instagram.

Ajo ka falenderuar të gjithë ata që e kanë votuar dhe mbështetur gjatë kësaj eksperience. Sipas saj, ajo dhe ekipi kanë bërë një punë shumë rigoroze dhe serioze me qëllimin për të dhënë në fund një performancë dinjitoze.

Gjithashtu Besa ka shprehur hapur keqardhjen që nuk mundi të prekë finalen por ajo ka thënë se gara i ka këto dhe se rregullat nuk mund të përcaktohen.

Reagimi i plotë:

“Përshëndetje të gjithëve bashkombasit e mi. Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen tuaj, për mesazhet tuaja. Kemi bërë një punë shumë serioze dhe shumë rigoroze gjithë këto muaj për të bërë një përfaqësim sa më dinjitoz. Iu jam shumë mirënjohëse kur ju e shprehni këtë me mesazhet tuaja. Më vjen keq që nuk kaluam në finale por kjo është gara dhe rregullat nuk i përcaktojmë ne. Shpresoj që ju ta keni shijuar dhe unë t’ju kem bërë krenarë. Kjo është gjithçka që ma mbush shpirtin plot dhe ju dua shqipe kudo që jeni.”


Shtuar 10.05.2024 18:09