Tronditet Saranda, ashensori i lokalit i merr jetën 17-vjeçarit, policia asnjë reagim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Sarandën orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Një 17 vjeçar ka humbur jetën në një nga lokalet më të njohura të zonës rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Lidhur me ngjarjen e rëndë nuk ka ende një reagim nga policia. Burime bëjnë me dije se A.D 17-vjeç punonte si kamarier në këtë lokal.

Burimet theksojnë se A.D ka humbur jetën pasi është zënë nga ashensori në lokalin “Orange Club”.

Deri më tani nuk dihet nëse ka të arrestuar apo jo për ngjarjen. Kujtojmë që në të njëjtin klub dy vite më parë pati edhe një përplasje me armë. Disa persona asokohe mbetën të plagosur.


Shtuar 26.08.2023 08:33