Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka marrë vendimin që t’i mos ia heqë mandatin kreut të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdarit, duke arritur në përfundimin se në këtë rast nuk përmbushen kriteret që parashikon ligji i dekriminalizimit.
Ky vendim u dha pas shqyrtimit të ankimit të bërë nga ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, i cili kërkonte shkarkimin e mandatit të Hajdarit. Në ankesë pretendohej se kryebashkiaku kishte falsifikuar formularin e dekriminalizimit, pasi nuk kishte bërë të ditur një dënim të mëparshëm në Greqi.
Të lidhura
None found
Në argumentimin e tij, Celibashi tha se, sipas mënyrës se si ai e interpreton ligjin në cilësinë e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Hajdari nuk ndodhet në kushtet që e ndalojnë ushtrimin e funksionit.
“Nuk jemi në kushtet e ndalimit për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Subjekti nuk është në kushtet e ndalimit të ligjit, sipas leximit që i bëj unë si Komisioner”, deklaroi Celibashi.
Pas këtij vendimi, Kreshnik Hajdari vazhdon të mbajë mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës.
