Luka Misetic ngre pikëpyetje për paanshmërinë e Dhomave të Specializuara

Luka Misetic, avokati i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka shprehur dyshime për paanshmërinë e Dhomave të Specializuara, pasi thotë se Paneli i Apelit ka pranuar edhe një apel tjetër të Prokurorisë në një nga çështjet që lidhen me Thaçin.

Përmes një postimi në rrjetin X, ai deklaroi: “Paneli i Apelit i Dhomave të Specializuara në gjykimin ndaj Hashim Thaçit për mosrespektim të gjykatës sapo miratoi edhe një apel tjetër të Prokurorisë”.

Të lidhura

None found

Në të njëjtin reagim, Misetic bëri publik edhe bilancin e apeleve në dy çështjet.

Ai shkroi: “Apelet e Prokurorisë: 3 nga 3 të miratuara (100% sukses). Apelet e Mbrojtjes: 44 nga 44 të refuzuara (100% dështim)”.

Sipas Misetic, pas mbylljes së mandatit të Dhomave të Specializuara, kjo gjykatë duhet të kalojë në një proces vlerësimi.

Po ashtu, ai theksoi: “Kur Dhomat e Specializuara të Kosovës t’i nënshtrohen një vlerësimi të pashmangshëm pas përfundimit të mandatit të tyre, drejtësia gjyqësore do të jetë një nga temat kryesore të debatit”.


Shtuar 1.07.2026 18:24

casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetjojobetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobet