Filipçe: Për votimin elektronik nuk duhet nxitim, duhen garanci të qarta për sigurinë e procesit zgjedhor

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, vlerëson se qeveria nuk ka asnjë arsye të ngutet me zgjidhjen kontroverse për votimin elektronik të diasporës, të paraparë në Kodin Zgjedhor të propozuar, edhe pse bëhet fjalë për zgjedhjet që do të mbahen në vitin 2029.

Të lidhura

None found

Sipas tij, përpara se të imponohen ndryshime ligjore, duhet të bëhet një shqyrtim i plotë, të zhvillohet debat me ekspertë dhe të sigurohen garanci të qarta për mbrojtjen e procesit zgjedhor nëse zbatohet ky model i votimit për diasporën.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, Filipçe tha se çështja kyçe është si të garantohet që sistemi do të funksionojë siç duhet në aspektin elektronik, duke shtuar se kjo duhet të rregullohet me ligj. Ai nënvizoi se, nëse ekziston qoftë edhe dyshimi më i vogël se diçka mund ta dëmtojë procesin zgjedhor, nuk ka arsye për nxitim, aq më tepër kur zgjedhjet nuk do të mbahen as nesër, as në vjeshtë, por në vitin 2029, tre vjet nga tani.

Në vend të një procedure të përshpejtuar, ai propozoi hapjen e një procesi serioz dhe gjithëpërfshirës për të gjetur zgjidhjen më të përshtatshme. Sipas Filipçes, duhet të formohet një grup pune me ekspertë dhe me përfaqësues të disa partive politike, ndërsa neni përkatës të hiqet përkohësisht nga ligji, të punohet mbi të dhe më pas të rikthehet në Kodin Zgjedhor vetëm nëse vërtetohet se sistemi është i sigurt dhe i mirë.

Në të njëjtën kohë, Filipçe theksoi se nuk ka asnjë nevojë që diaspora të përballet me dyshime për legjitimitetin e votës së saj.

Ai shtroi pyetjen pse qytetarët që jetojnë jashtë vendit do të duhej të votonin në një mënyrë që nesër mund të vihej në pikëpyetje nëse ishte e ligjshme, nëse kishte pasur abuzim apo nëse ishte legjitime. Sipas tij, bashkëqytetarët që jetojnë jashtë vendit nuk duhet të ekspozohen ndaj rrezikut që dikush t’u thotë më pas se kanë qenë pjesë e zgjedhjeve të zhvilluara në mënyrë të paligjshme, sepse për një gjë të tillë nuk ka fare nevojë.

/Telegrafi/


Shtuar 1.07.2026 16:32

casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetjojobetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio giriş