Shtohen edhe 36 vende për studimet bachelor në Akademinë e Sigurisë, publikohet lista e aplikantëve për t’u paraqitur për regjistrim

Janë shtuar edhe 36 vende për studimet bachelor në Akademinë e Sigurisë.

Policia e Shtetit përmes një njoftimi bën me dihe se do të jenë 136 fitues në total për të studiuar në Akademinë e Sigurisë, në nivelin “bachelor” dhe për t’u pranuar në Polici.

Akademia e Sigurisë ka publikuar listën e aplikantëve që mund të paraqiten më datë 12.09.2024 për regjistrim në programin “Siguria dhe Hetimi”, në fazën e fundit të raundit të parë të aplikimeve, pasi është bërë regjistrimi i 100 aplikantëve të parë.

Lista është vijim i listës së shpallur në fillimin e regjistrimeve të raundit të parë.

Shpallja e saj bëhet për plotësimin e 36 kuotave, mbetur pa u plotësuar, pas përfundimit të konkurimit në radhët e Policisë së Shtetit.


Shtuar 11.09.2024 16:02