Shtetet që u kualifikuan në finalen e madhe, kur do të performojë Shqipëria në Eurovision

Festivali i muzikës “Eurovision” u mbajt me publik në sallë në “Ahoy Arena” të Rotterdamit në maj, pasi ishte anuluar vitin e kaluar.

Më herët, BBC raportoi se në arenë do të lejohet prania e 3.500 shikuesve si pjesë e testimit nga qeveria e Holandës. Arena do të jetë gjysmë e mbushur dhe spektatorëve do t’u duhet një test negativ për Covid-19 para se të lejohen brenda. Organizatorët e Eurovisionit e kanë mirëpritur këtë vendim dhe kanë thënë se do të “shqyrtojnë opsionet që janë në dispozicion”.

Mbrëmjen e djeshme, 18 artistë nga 18 shtete konkurruan për finalen e madhe duke performuar në skenë.Sipas rregullave të festivalit pas përfundimit të performancave hapet televotimi nga shikuesit.

Pesha e vendimit final varet 50% nga vota e publikut dhe 50% nga juria profesionale nga secili shtet pjesëmarrës.

Këto janë shtetet që do përballen me finalistë të tjerë në finalen e madhe, e cila mbahet me 22 maj.

Norvegjia

Izraeli

Rusia

Azerbajxhani

Malta

Lituania

Qipro

Suedia

Belgjika

Ukraina

Përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri do të ngjitet në skenën e madhe të Eurovision-it në natën e dytë dhe do të jetë 11-ta në radhë për të kënduar. Në të njëjtën mbrëmje me të do të këndojnë edhe Greqia, Serbia, Bullgaria, Zvicra etj.


Shtuar 19.05.2021 14:17