Një lajm i ëmbël është mësuar sot nga bota e showbizit pasi pritjes së ëmbël të influenceres nga Kosova Lotina Haziri i erdhi fundi. Reperi Mozzik ka ndarë në rrjet një nga momentet më të veçantë të jetës së tij, ai sot u bekua për herë të dytë me emrin baba. Një tjetër emocion ky për dyshen romantike, pasi sot erdhi në jetë djali i tyre.
Po ashtu, ka qenë vetë Mozzik që na ka zbuluar emrin e veçantë të bebushit të tyre. Oz është emri i djalit të Mozzik dhe Lotinës.
Të lidhura
None found
Emri i vogëlushit duket se është një zgjedhje goxha e mirëmenduar. Përveç marrëdhënies babë e bir, Mozzikun dhe djalin e tij do i bashkojë tashmë dhe emri. Vlen për t’u theksuar se emri i vërtetë i Mozzik është Gramoz, dhe duket se djali i tij do e trashëgojë atë.
Kujtojmë se Mozzik është dhe babai i vogëlushes Hana, të cilën e ka nga marrëdhënia e tij e mëparshme me reperen Loredana Zefi.







