E FUNDIT/ SHBA i vë vizën Sali Berishës, shpallet “non grata” (FOTO LAJM)

Sekretari i Shtetit në SHBA, Antony Blinken,  ka dhënë lajmin se ish-kryeministri Sali Berisha është shpallur “non grata” nga SHBA.

Lajmin e ka dhënë përmes një postimi në Twitter. Mësohet se bëhet fjalë për të gjithë familjen e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Veprimet korruptive të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë jam duke caktuar publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi #BashkimiKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, thuhet në postimin në Twitter.

Rikujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij është akuzuar prej vitesh nga kundërshtarët e tij politikë për lidhje me korrupsionin por nuk është vënë në hetim nga drejtësia shqiptare.  /albeu.com/


Shtuar 19.05.2021 14:13