“Më kanë futur ndonjë gjë”/ Arjan Konomi: Mendova se do më hedhin nga avioni (VIDEO)

Së fundmi, ai është “arratisur” në një tjetër udhëtim, por diçka e pazakontë i ka ndodhur pasi ka ngatërruar fluturimin. Destinacioni i Arjanit ka qenë për në Bocas del Toro, por përfundoi në një tjetër vend, në Chiriqui.

Ja një pjesë e rrëfimit të tij:

“Në mes të fluturimit, pasi kishin kaluar nja gjysmë ore dëgjoj pilotin që flet. Dëgjoj një Arhan Konomi, por j në spanjisht lexohet h dhe thashë sa ngjan emri im me fjalë spanjolle. Pastaj fillova vrisja mendjen e ka me mua dhe më zuri frika më kanë futur ndonjë gjë në valixhe.

Kur papritur vjen ndihmës piloti disa stjuardesa të gjithë vijnë tek unë dhe më thonë ju lutem mund të më jepni dokumentin dhe thash po këta mirë që do më arresotjnë, por të paktën mos më hedhin nga avioni. Më pyetën ku do shkosh dhe i thashë, “Bocas del Toro”, e filluan të shohin njëri tjerin dhe më thanë “po ky avion nuk shkon në Bocas del Toro”, po ku i thashë unë e më tha në Chiriqui”.

@arjankonomi_

#arjankonomi #panama #america #travelling #vacation #trip #viral

♬ original sound – arjan konomi

 


Shtuar 13.09.2024 19:47