Makina përplas për vdekje këmbësoren në Divjakë

Një mjet ka përplasur një këmbësore në Divjakë, e cila ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Divjakë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:30, në fshatin Mizë, shtetasi E. A., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Porche” ka përplasur një këmbësore, shtetasen N. H., 69 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjës.

Është shoqëruar drejtuesi i mjetit në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 21.02.2022 21:19