Një përplasje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur në zonën e Kombinatit në kryeqytet.
Mësohet se si pasojë e kësaj përplasje ka mbetur i plagosur një 60-vjeçar që dyshohet se vuan nga probleme mendore.
I plagosuri ka shkuar në spital i lënduar në këmbë me armë zjarri, teksa bëhet me dije se është jashtë rrezikut për jetën.
Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.05.2022, rreth orës 20:45, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi M. L., rreth 60 vjeç, banues në Kombinat, i cili në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri.
Nuk dihen rrethanat nëse është vetëplagosur apo e kanë plagosur.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com