Këngëtari i njohur hidhet mbi fansat në koncert, por përplaset në tokë (VIDEO)

Një incident ka ndodhur në koncertin e këngëtarit të njohur italian, Blanco.

Gjatë turneut të tij në Romë, këngëtari u hodh me shpinë në turmë, por fansat nuk mundën ta kapin dhe ai u rrëzua përtokë.

Fatmirësisht, Blanco nuk u lëndua, por u ngrit dhe u kthye në skenë.

“A jeni mirë të gjithë? Edhe djemtë e rreshtave të parë, a jeni mirë?”, pyeti këngëtari, ndërkohë koncerti vazhdoi normalisht.

Kujtojmë se Blanco fitoi Sanremo 2022 krah Mahmood dhe do të përfaqësojnë Italinë në Eurovizion këtë vit./albeu.com/