Ikin dritat në Mallakastër, ndërpritet procesi i votimit

Teksa na ndajnë vetëm 40 minuta nga mbyllja e procesit të votimit, raportohet se në Mallakastër ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në qytet dhe në disa zona të njësive administrative.

Shkak mendohet të jetë moti me reshje. Energjia është ndërprerë për disa minuta duke pezulluar procesin e votimit.

Qytetarët kanë qëndruar pranë qendrave të votimit ndërsa energjia është rikthyer.

Ndërkohë sipas KQZ, deri në orën 17:00 në Mallakastër kanë votuar 40.42 % e qytetarëve./Albeu.com./


Shtuar 14.05.2023 18:25