Humbi përballë Këlliçit në primaret e Tiranës, mjekut Alimehmeti i besohet posti i rëndësishëm në PD

Mjeku Ilir Alimehmeti është votuar unanimisht për pozicionin e  drejtuesit nga anëtarët e Departamentit të Shëndetësisë të Partisë Demokratike.

Lajmin e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në Facebook.

“Nderim dhe përgjegjësi, vlerësim dhe sfidë njëkohësisht ndjeva sot kur anëtarët e Departamentit të Shëndetësisë të Partisë Demokratike më votuan unanimisht në pozicionin e Drejtuesit.

Besimin e dhënë përmes votës nga miqtë, kolegët dhe Profesorët e mi, është thirrje për të punuar edhe më fort drejt hartimit dhe mbështetjes së alternativës qeverisëse shëndetësore lokale dhe qendrore.

Me pacientin në qendër dhe shëndetin në fokus çdo sfidë kthehet në objektiv për t’u tejkaluar me punë, mund, besim dhe pastërti.

Ju qofsha falë!”, shkruan Alimehmeti.

Kujtojmë se mjeku ishte kandidat në primaret e Tiranës për të qenë kandidat i PD-së përballë Erion Veliaj në zgjedhjet lokale, por pasi doli në balotazh me Belind Këlliçi, ai vendosi të dorëhiqej./albeu.com


Shtuar 14.01.2023 09:13