“E shoh si peshk”, Stresi bën deklaratat e forta për Einxhel dhe DJ Dagz: Falje kurrë

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka komentuar disa prej banorëve VIP në shtëpinë e Big Brother.

Përveç lidhjes Donald-Beatrix, Stresi ka dhënë komentin e tij lidhur me Einxhelin, me të cilin reperi nuk ka marrëdhënie fort të mira.

Konkurrentja e “BB VIP”  është një nga banoret më të komentuara së fundmi, sidomos për lidhjen e saj me Dj Dagz.

Përveç mendimit të tij për moderatoren duke thënë se nuk mund të quhet “VIP”, ai ka risjellë në vëmendje konfliktin që ata kanë patur me njeri-tjetrin, duke mohuar se i ka kërkuar falje.

“Egoiste shumë, naive shumë. Nuk është modeli për ta ndjekur. Ajo në “Big Brother” kishte deklaruar që e kanë sharë e më pas i kanë kërkuar falje. Jo vajzë e dashur. Nuk të kam kërkuar falje e as nuk të kërkoj falje.

Ajo nuk ka lidhje me fjalën VIP. Ka qenë gjithë jetën në disco darkave, puthu me njerin…”- ka thënë ai.

Ndërkohë, i pyetur për të dashurin e Einxhel, Dj Dagz, Stresi u shpreh se e shikon “si peshk”.

“I shkreti ai. Unë e shoh si peshk atë”, përfundoi reperi.

Shtuar 22.01.2022 21:14