Momenti i frikshëm kur u qëlluan dy shqiptarët në Greqi (VIDEO)

Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit të sherrit në një furrë buke në Voula të Athinës ku u qëlluan me armë zjarri dy shqiptarë, të cilat ndodhen në spital së bashku me një irakian, i cili mbeti i plagosur bashkë me ta.

Në pamjet e kamerave të sigurisë së biznesit duket momenti kur personat e përfshirë largohen me vrap pas sherrit dhe të shtënave me armë zjarri.

Ngjarja ishte vërtet dramatike dhe plumbat mund të rrezikonin edhe jetën e personave të tjerë në rrugë.

Por si ndodhi ngjarja?

Po sipas mediave greke, dy persona raportohet se po pinin kafe në furrën e bukës kur papritur u shfaq një xhip me katër persona, të cilët ishin shqiptarë. Dy persona zbritën dhe iu afruan tavolinës ku të dy burrat po pinin kafen. Papritur mes tyre ka shpërthyer një debat, ku njëri nga dy personat ka goditur tjetrin me karrige.

Personi që priste jashtë, nxitoi brenda për të ndihmuar shokët e tij dhe më pas nxorën armët. Kur tentuan të largoheshin, ata hapën zjarr. Gjithsej tre persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve shqiptarë.

Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur përpara syve të fëmijëve të moshës 12-13 vjeç. Nga frika, fëmijët u fshehën. Autorët iu drejtuan duke u thënë “mos u shqetësoni, nuk do t’ju bëjmë keq”.

Pas ngjarjes ata u larguan me shpejtësi, ndërsa policia është vendosur në kërkim të tyre. Paraprakisht, mediat greke thonë se bëhet fjalë për një larje hesapesh./albeu.com/


Shtuar 22.01.2022 21:01