Drejtoria e Përgjithshme ushtron kontrolle në burgun e Peqinit: Gjenden celularë dhe kaçavida

Dretoria e Përgjithshme e burgjeve ka organizuar një operacion të shpejtë ditën e djeshme në IEVP Peqin, ku kanë gjendur celularë dhe kaçavida.

Aksioni nisi pas disa sinjalizimeve se disa të dënuar posedonin brenda hekurave sende të ndaluara.

Dy grupe të Forcave Operacionale, gjatë kontrollit kanë konstatuar, 3 telefona, 2 karikues dhe 4 kaçavida.

Njoftimi:

“Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve ka organizuar një operacion të shpejtë dje duke filluar nga ora 23.30 në IEVP Peqin, pas sinjalizimeve se disa të dënuar posedonin sende të ndaluara. Dy grupe të Forcave Operacionale, gjatë kontrollit kanë konstatuar: Tre telefon cularë, tre karikues si dhe katër kaçavida. Materialet i kaluan SHKBB për hetime të tjera’, thuhet në njoftim /albeu.com


Shtuar 20.02.2022 09:11