Instituti i Shëndetit Publik, ka zbuluar rezultatet e analizave të mostrave të ushqimeve nga anija me të cilën shkuan në Sazan të rinjtë polakë, që përfunduan spitalin e Vlorës me shenja helmimi, mbrëmjen e 25 gushtit.
Sipas rezultateve të analizave turistët janë helmuar nga norovirus i cili përhapet nga mungesa e higjienës, kontaminimi i ushqimeve dhe ujit.
Norovirusi, ndryshe quhet gripi i verës ose stomakut dhe ka shenja gastro intestinale. Ndërsa, pritet të verifikohet nëse ushqimi që është konsumuar në anije, ishte gatuar në ndonjë kuzhinë brenda anijes apo është marrë nga ndonjë restorant. AKU ka gjobitur anijen turistike “Black Pearl” me 600 mijë lekë.