Berisha në krye të PD, Meta: Në demokraci duhet respektuar vota

Sali Berisha është tanimë kryetari i ri i Partisë Demokratike pas zgjedhjeve të zhvilluara ditën e djeshme nga “Rithemelimi”.

Presidenti Ilir Meta ka komentuar shkurtimisht zgjedhjet e opozitës si edhe konfirmimin e Berishës si lider të saj.

Teksa ndodhej për një vizitë në Kosovë, Meta tha se në demokraci duhet respektuar vota dhe vullneti i qytetarëve.

Në demokraci duhet respektuar vota dhe vullneti i qytetarëve“, tha Meta shkurtimisht./albeu.com