ATP uroi Pavarësinë me flamurin që u ngrit në Beograd, mërziten serbët: E turpshme

ATP ka uruar festën e Pavarësisë së Shqipërisë në rrjetet sociale, ku foto e përzgjedhur ishte flamuri i ngritur me dron më 14 tetor 2014 në stadiumin e Partizanit të Beogradit, pikërisht në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Profili zyrtar i Federatës Botërore të Tenisit ka postuar në faqen e tij flamurin e Shqipërisë së Madhe të varur në një dron që fluturoi në Marakana gjatë ndeshjes kualifikuese ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.

Pasi droni fluturoi në fushë, pati trazira të mëdha dhe përplasje mes lojtarëve dhe tifozëve. Ndeshja u regjistrua me fitoren e Shqipërisë 3-0. Serbët janë shumë të zemëruar me këtë akt të ATP-së. Nuk është e qartë nëse ky është një sulm hakeri apo një gabim nga një administrator i painformuar.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri! Në këtë ditë madhështore, zemrat tona janë plot krenari teksa festojmë frymën e qëndrueshme të lirisë dhe bashkimit. Le të valojë me krenari flamuri autokton, simbol i historisë sonë të pasur dhe të tregojë forcën e kombit tonë. Në këtë ditë të shenjtë le të ngrihet shpirti ynë kolektiv sepse Shqipëria ishte, është dhe do të jetë përgjithmonë zemra e identitetit tonë të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Për këtë njoftim kanë reaguar edhe mediat serbe, të cilat mendojnë se nuk ka qenë rastësi.


Shtuar 28.11.2023 15:49