Acarohet situata në Has, kandidatit për bashkinë i djegin makinën

Kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Hasit, Halit Mulaj, i është djegur automjeti brenda garazhit gjatë orëve të natës. Paraprakisht policia dyshon se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme.

Të lidhura

None found

Ky incident vjen vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve më 14 maj. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa makina ka qenë brenda garazhit.

Sikurse shihet në pamje, mjeti i kandidatit socialist është shkrumbuar totalisht nga flakët.

Ende nuk dihen arsyet se përse mund t’i jetë vënë flaka kandidatit socialist për Hasin, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e ngjarjes.

Grupi hetimor po vëzhgon kamerat e sigurisë për të bërë të zbardhur dinamikën e ngjarjes, si edhe për të identifikuar autorin/ët.


Shtuar 10.05.2023 09:04