Video virale që neveriti rrjetin, këngëtarja fton fansin në skenë dhe e urinon në fytyrë (VIDEO)

Po bën xhiron e rrjetit veprimi i këngëtares Sophia Urista, e grupit “Brass Against”. Urista ftoi në skenë një fans, të cilit pak minuta më vonë i urinoi në fytyrë.

Grupi i njohur po performonin në festivalin e muzikës rrok “Rockville” kur ndodhi i gjithë incidenti.

Pasi ftoi një fans në skenë, Urista e udhëzoi të shtrihej. Ajo më pas uli pantallonat e saj dhe u shfaq duke urinuar në fytyrën e tij, ndërsa ende performonte këngën.

Të pranishmit në shfaqjen në Daytona Beach të Floridas dhe njerëzit që më pas panë klipet në internet e quajtën momentin “të neveritshëm”.

Grupi me bazë në Nju Jork ka kërkuar falje dhe tha se Urista “ishte nxituar”.

“Kaluam bukur mbrëmë në Mirësevini në Rockville. Sophia u rrëmbye. Nuk e prisnim që të ndodhte dhe nuk është diçka që do ta shihni përsëri në shfaqjet tona. Faleminderit Daytona”, shkroi grupi në rrjetet sociale.


Shtuar 17.11.2021 10:25