VIDEO/ “Ka gabuar”, Adi flet për Olën: Ka qenë e sulmuar gjatë këtyre ditëve

Pas daljes së Adit, zhvillimet në Ferma Vip morën një tjetër zhvillim. Një deklaratë e Olës drejtuar moderatores Arbana Osmani ka sjellë jo vetëm një valë të madhe reagimesh, por ka vënë në pikëpyetje edhe qëndrimin e Olës. A do të vijojë ajo të qëndrojë në garë apo do të dalë, kjo është pyetja për të cilën publiku duhet të votojë në voto.vizionplus.tv.

Por për Adin, sjellja dhe reagimi i Olës ishte i gabuar, teksa shtoi se ajo këto ditë ka qenë mjaft e sulmuar brenda fermës.

Të lidhura

None found

“Isha në stres. Ajo ka gabuar. Por e kanë parë që nuk jam unë ai. Nuk e kam hedhur poshtë, sepse edhe unë kam qenë në atë stress. E kanë sulmuar këto ditë brenda”, tha Adi.

I pyetur nga moderatorja Arbana Osmani se a do dal Ola sot, Adi tha:

View this post on Instagram

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

“Nuk e di, as nuk e di çfarë do doja. Me qejf doja të vinte te mua, por ajo ka lojën e vet”.


Shtuar 8.05.2026 22:54

Tags: ,