“Vetëm në banjo ngelët pa publikuar”, Alketa Vejsiu i kthehet si rrallëherë ndjekësit (FOTO LAJM)

Alketa Vejsiu ësht ënjë prej figurave publike që është mjaft aktive në rrjetet sociale, përgjithësisht në Instagram.

Udhëtimet e moderatores kanë nisur që pa nisur vera dhe ajo ka vizituar dhjetra vende gjatë këtyre muajve.

Së fundmi Alketa ka vizituar edhe Mykonos-in ose siç quhet ndryshe “Ishulli i pasanikëve”. Për çudi, kur të gjithë po prisnin foto luksoze,

Alketa ka ndarë një foto duke ngrënë sufllaqe, lezetin e Greqisë siç e quan edhe vetë ajo.

Por ky postim nuk i ka pëlqyer të gjithëve, normalisht.

“Nuk latë pa publikuar vetëm kur jeni në banjo për nevojat personale. Bjeri qemanesë… vipsat shqiptare”, i shkruan ndjekësi.

Por Alketa nuk e ka lënë pa një përgjigje.

“Unë s’jam vip. Jam një si ju. Mos u mërzit shoku. Kemi të gjithë ditë kur s’jemi mirë”, i shkruan Alketa me një ironi të hollë./albeu.com/