“Vajzë ministri dhe mban burrë Romeon”, Aleksia Peleshi nuk duron më dhe i kthehet keq ndjekësit

Vajza e ministrit Niko Peleshi, Aleksia Peleshi dhe aktori Romeo Veshaj, janë një ndër çiftet më të komentuar në mediat rozë.

Ata fillimisht nuk e pranuan që janë në një lidhje, por prej disa kohësh Aleksia ka vendosur të flasë hapur. Duke u kthyer kështu në një nga personazhet më të ndjekur në Instagram.

Së fundmi, ajo ka postuar disa foto, ku shfaqet shumë sharmante pranë një pianoje.

“Nen tingujt e nje pianoje nje mbremje u perhumbaa…”, ka shkruar Aleksia dhe komentet kanë qenë të shumta.

Mirëpo ai që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë i një ndjekësi, i cili e akuzon se pse ka zgjedhur në krahë të ketë Romeon, kur vjen nga një familje e ngritur.

“Kuku për ty që je kaq yll dhe trashgimtare një familje të ngritme e s’ki tru mban burrë Romeon veshin që plaka ma shpfarake ka kap gjynah femër kaq e mirë pa mend në kry”, ka shkruar ai.

Ndërsa Aleksia nuk përton t’i jap një përgjigje të drejtpërdrejtë.

“Mos ta ka kap dhe ty plaken? Se ç’ne gjithë ky mllef…”, është përgjigjur ajo.


Shtuar 8.01.2022 09:41