Këngëtarja Ronela Hajati ka reaguar pasi Ukraina fitoi Eurovision.
Ndonëse këngëtarja shqiptare nuk ka reaguar drejtpërdrejtë në lidhje me triumfin e Kalush Orchestra në festivalin europian ajo ka postuar një status në Twitter ku shkruan “WTF”(Çfarë dreqin).
Wtf?
— Ronela Hajati (@RonelaHajati) May 14, 2022
Komentet kanë qenë të shumta dhe të ndara në këndvështrime të ndryshme por Ronela nuk ka bërë asnjë reagim tjetër.
Ajo mbështeti publikisht përfaqësuesen e Spanjës duke e cilësuar si fituese.
Ukraina fitoi Eurovision me këngën “Stefania” nga Kalush Orchestra. 40 shtete votuan duke nxjerrë në vend të parë Mbretërinë e Bashkuar me 283 pikë, e ndjekur nga Suedia me 258 pikë, Spanja me 231 pikë dhe Ukraina me 192 pikë.
Megjithatë, votat e publikut ndryshuan gjithçka. 439 pikë për Ukrainën, bënë që ajo të renditet në vend të parë me një diferencë të dukshme pikësh.