U shfaq papritur me Olsën, Tea zbulon a do të rikthehet në Përputhen pas ndarjes (FOTO LAJM)

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Tea Trifoni me një postim të djeshëm la të kuptohej se do të rikthehet sërish në emision pas ndarjes nga Bearti. Tea u shfaq krah autores Olsa Muhameti dhe shkruante se të hënën do ndodhë diçka.

Sot ajo ka treguar se cikli me “Përputhen” është mbyllur dhe nuk do të ketë një rikthim. “Jo, cikli im në Përputhen dhe gjithçka ka të bëjë me të po mbyllet”, shkruan Tea.

E pyetur nëse ja vleu e gjithë kjo kohë, pasi u gjykua aq shumë nga publiku, Tea tha: “Me siguri jo, por çdo gjë ndodh për një arsye”.

Sa i përket ndarjes nga Bearti, Tea tha se së shpejti do të flasë më gjatë për këtë.


Shtuar 3.04.2021 13:32