Deputetja e PDK-së: Nuk e votoj Vjosa Osmanin për Presidente!

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të propozojë një kandidat tjetër për pozitën e presidentit.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës e përcakton shumë qartë këtë proces. Pretendimet e Vjosa Osmanit se ajo me 14 shkurt, mori votat nga populli për këtë post tregon mungesë respekti për rendin tonë kushtetues”, shkroi ndër të tjera Musliu.

Postimi i plotë:

Sa herë që Vjosa Osmani është konfrontuar me Kushtetutën, ajo e ka shkelur atë me të dy këmbët. Juristja e „famshme“ e kontestoi edhe sistemin tonë politik, demokracinë tonë parlamentare.

Presidenti i vendit zgjedhet nga Parlamenti.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës e përcakton shumë qartë këtë proces. Pretendimet e Vjosa Osmanit se ajo me 14 shkurt, mori votat nga populli për këtë post tregon mungesë respekti për rendin tonë kushtetues.

A na duhet një Presidente që nuk e përfillë Kushtetutën e vendit?

Pra, Vjosa Osmani, përveç se nuk e përfillë kushtetutën, ajo shquhet edhe për një qasje përçarëse dhe arrogante.

Albin Kurti, e ka për obligim që deputetëve të Kuvendit t‘i prezentoj një ofertë serioze përmes një kandidati unifikues.

Deputetët e opozitës nuk e refuzojnë zgjedhjen e presidentit/es por janë kundër kandidatës Vjosa Osmani.  Këtë fakt duhet ta marrin në konsideratë të gjithë. Presim që Albin Kurti të reflektoi, të merr përgjegjësi dhe të propozoi një kandidat të pranueshëm për të gjithë. Fati i Kosovës nuk duhet të mbetet peng i Egos se Vjosës.

Shtuar 3.04.2021 01:04