U rrëzua në mes të skenës, por reagimi i Adelina Tahirit është epik (VIDEO)

Adelina Tahiri është përballur me një incident të papritur në skenën e “Miss Shqipëria 2022” Këngëtarja shqiptare ishte e ftuar për të performuar gjatë mbrëmjes së djeshme në konkursin e bukurisë që u mbajt në kalanë e Porto Palermos në Himarë.

Teksa po përshëndeste të pranishmit, këngëtarja rrëzohet pasi nuk vë re shkallën. Megjithatë, Adelina e ka marrë me shumë sportivitet këtë incident pasi ka qenë vetë ajo që e ka publikuar videon. “Msyshi”, ka shkruar këngëtarja krahas videos.