U martuan pas 17 vitesh, Ermal Hoxha shpenzoi një “thes” me para për unazën e Rezartës (FOTO LAJM)

Çifti i komentuar në media, Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha u martuan pas 17 vitesh romancë. Ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni private me familjarët.

Deri më tani, këngëtarja ka qenë e rezervuar përsa i përket fotove të këtij momenti të rëndësishëm. Mirëpo, në një prej fotove ka tërhequr vëmendjen unaza me diamante në gishtin e saj.

Sipas mediave një unazë e ngjashme me atë të Rezartës vlen mbi 20 mijë euro. Mirëpo, çmimet variojnë edhe më shumë në varësi dhe të llojit të diamantit.

Shtuar 14.07.2021 16:20